Ja VLEN me i bo ballë të keqes!

Shkruan: Rufki DOGANI, (Grupi i Kumanovës)

E “keqja” qe 20 vite ne pushtet ne heshtje ka aprovuar cdo vendim dhe sulm ndaj shqiptareve te RMV-se, rastet e montuara, vrasjen dhe burgosjen e ish-ushtareve te UCK-se, perdhosjen e vlerave kombetare, gjuhes, alafabetit, perfaqesimit, vjedhjen dhe uzurpimin e te mirave materiale dhe pronave publike ne emer te luftes, idealit dhe patriotizmit.

E “keqja” e cila si erdhi ne pushtet ne 2004 nisi bashkpunimin me armikun per ta degjeneru popullin shqiptar, per ta asimilu dhe per ta shperngul nga trojet shekullore, qe me gjak i kanë ruajtur të parët tanë, e “keqja” qe doli nga UCK-ja si nje celulë kancerogjene dhe u shpernda ne popull me qellim asgjesimin e krenarisë kombetare.

E “keqja” e cila ne heshtje mori pjesëvne vrasjen e Harun Aliut dhe shokeve, vrasjen e Begut e Mirsadit, burgosjen dhe gjykimin jonjerzor ndaj ushtareve te idealit, heshtja e cila ishte nje aprovim per te gjitha rastet e montuara ndaj shqiptarve ne RMV, rasti i montuar i Kumanoves ku bejë pjesë edhe unë, edhe pak dite behen 9 vite premtime boshe, tradhti, deshtim, mashtrim, turp per ata te cilet ishin ne qeverisje bashkë me Nikollën e Gordanën, per ata cilet iu servilosen planeve monstruoze anti-shqipatre te dy shovenisteve dhe kjo e “keqe” sot pa pike turpi thirret ne emer te UCK-se, idealit dhe kombit, pa harruar se kush ishin edhe se sot rendojnë miliona euro, para te vjedhura nga aferat korruptive, ne kurriz te votuesve shqiptarë te cilet janë te njejtet varfënjakë që mezi kalojnë muaj-muajn.

Ali Ahmeti, ku janë premtimet per zbardhjen e rastit te Kumanoves, ku janë premtimet per hetimin nderkombetar, ku janë premtimet per zbardhjen e vrasjes se Begut e Mirsadit, Valonit e Samiut te vrarëcpas dorezimit pabesisht nga dora armike, qe ti puth cdo dite, mos u fshef pas mediave mercenare por dil publikisht zbulo emrat qe fshien pas tradhetise ne Kumanove, dil edhe trego se çfarë ke bere per ne tëvdenuarit ne kete rast, si udheheqes i shqipatreve ne RMV kta 20 vjet karrier politike e vetmja gje qe mund te krenoesh eshte llogaria personale dhe familijare shumshifrore ne bankat e jashtme dhe te brendeshme si edhe shperngulja masive e rinise nga ky vend, qe ti dhe eprorat e tut e UDB-se e mallkuat dhe perdhoset.

Ne prag zgjedhjesh ku mbushen plot 9 vite nga tradhetia e Kumanoves, unë Rufki Dogani i denuar pabesisht dhe padrejtesisht nga RMV, do ta perkrahu opsionin Arben Taravari me shoket, jo se eshte me i miri se akoma nuk e dime, por se ja VLEN ta provojme tju japim nje shans qe te shporrim te “keqen” dhe prijsin e saj Ali Ahmetin.