Ekstradohet për herë të dytë nga Belgjika 45-vjeçari i dënuar për plagosjen e policit

Policia e Shtetit shqiptar ka ekstraduar 45-vjeçarin Dritan Xhelita nga Belgjika, pasi ishte dënuar në Shqipëri për vrasje të mbetur në tentativë.
Sipas Policisë, identifikimi i tij është bërë nga qytetarë me banim në Belgjikë, nisur edhe nga publikimi në media i personave në kërkim. Vlonjati jetonte ilegalisht në Belgjikë, prej nga ishte ekstraduar edhe më parë, në vitin 2008.

Në vitin 2016, Xhelita është dënuar me 14 vite burg, për “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë Pirro Ymeri, një ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.