Ekspozita e 18-të Kinë-ASEAN përfundon me vlerë rekord marrëveshjesh

Ekspozita e 18-të Kinë-ASEAN dhe Samiti i Biznesit dhe Investimeve Kinë-ASEAN përfunduan në kryeqendrën e Rajonit Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugore Nanning.

179 marrëveshje me një vlerë rekord mbi 300 miliardë juanë (rreth 46.59 miliardë dollarë) u nënshkruan gjatë ekspozitës, duke shënuar një rritje prej 13.7 për qind në krahasim me edicionin e mëparshëm, treguan të dhënat e publikuara nga sekretariati i ekspozitës në ceremoninë e mbylljes.

Gjithsej 148 veprimtari promovuese ekonomike dhe tregtare dhe 26 forume të nivelit të lartë u zhvilluan gjatë ekspozitës së këtij viti, duke mbuluar zinxhirët industrialë, bashkëpunimin në kapacitetet industriale, doganat dhe shëndetësinë.

Në ekspozitën e këtij viti, me një sipërfaqe ekspozimi prej më shumë se 100 000 metrash katrorë, pati 5 400 pavijone për ekspozuesit në terren, ndërsa mbi 1 500 ndërmarrje morën pjesë në ekspozita vetjake.

Zona e ekspozimit për vendet e huaja ishte rreth 20 000 metra katrorë, duke u rritur 13.4 për qind në krahasim me vitin e kaluar.