Eksperti austriak ka një thirrje për Albin Kurtin: Anuloni dialogun me Serbinë, nuk janë për paqe, bisedoni me Bosnjën

Eksperti austriak Gunther Fehlinger në një postim të tij në Twitter i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të ndërprejë bisedimet me Aleksandër Vuҫiqin pasi Serbia nuk është e interesuar për paqe.

Ai shkruan se Kosova duhet që këtë dialog të paqes ta zëvendësoj me dialog me Bosnjën.

‘Bosnja është gati për paqe me Kosovën’, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Bëj thirrje për Bosnjën që Procesi i Paqes në Kosovë të zëvendësojë Dialogun e dështuar të Beogradit në Prishtinë!

@albinkurti anuloni dialogun me @avucic

 Serbia nuk është e interesuar për paqen! Vizitoni Sarajevën dhe bisedoni me të @Izetbegovic_B

 Bosnja është gati për paqe me Kosovën!