Ekipi i xhudos niset për Kosovë pas sukseseve të jashtëzakonshme në Tokyo

Kosova arriti sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan lajmi.net.

Falë xhudisteve Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, Kosova ka siguruar dy medalje të arita në këtë Olimpiadë.

Pasi e mbyllën me sukses garën tani, ekipi i xhudos është nga nisur nga Toki për në Kosovë.

 

Faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës, ka njoftuar nisjen e ekipit të xhudos përmes disa videove  të publikuara në llogarinë e tyre në Facebook.

Tani Kosova në përgjithësi ka tri medalje olimpike të gjitha nga sporti i xhudos.

Majlina Kelmendi në “Rio 2016”, ndërsa Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në “Tokyo 2020”.

Në video shihen pesë xhudistët e Kosovës në krye me trajnerin Driton Kuka, që në Kosovë do të priten si heronjë pas sukseseve të jashtëzakonshme. /Lajmi.net/