“Ekipi” i Mulla Sulës pasi humbi në BFI tani po e përkrahë BDI-në, shpresojnë të kthehen sërish?!

Pas largimit të Sulejman Rexhepit, Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut po kalon një periudhë të qetë. Kryetari i saj i ri nuk po paraqitet në mediume për skandale dhe afera, kurse nuk po paraqitet as në ngjarje politike edhe pse burime nga BFI thonë se ai është nën presion të dalë ta përkrahë “kandidatin e BDI-së” Naser Zyberi.
“Sulejman Rexhepi nuk ka humbur apetitet për t’u rikthyer në kreun e BFI-së, kurse si shans për kthim e sheh fitoren e BDI-së. Njerëzit e tij po i bëjnë presion reisit të përkohshëm Shaqir Fetahu që të dalë publikisht në mbështetje të Ali Ahmetit dhe Naser Zyberit. Lexojeni kolumnën e fundit të analistit Arsim Zekolli sa bukur e ka përshkruar që Naser Zyberi në fakt është kandidat i Sulejman Rexhepit”, thonë burime nga BFI.
Njëkohësisht përmes mediumeve ata apelojnë te gjithë faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë të ndihmojnë BFI-në në përballjen me presionet që po i bëhen për t’u kyçur në fushatë parazgjedhore.
Ndërkohë ish anëtarët e kabinetit të Muslla Sulës publikisht me “full intensitet” janë kyçur në fushatën e BDI-së, duke përkrahur këtë parti me çka vetëm se i forcojnë dyshimet se “lideri” i tyre sërish don të kthehet në BFI, duke shpresuar në fitore të BDI-së.