Ejup Halimi dhe Ismet Guri mbeten pa pasaporta

Të dënuarit në shkallë të parë, Ejup Halimi dhe Ismet Guri nga BDI, nuk kanë arritur t’i marrin pasaportat nga Gjykata themelore penale, edhe pse kanë prokurori ka vendosur që pasaportat të ju kthehen, merr vesh sakamdakazham.mk. Edhe pse prokurori i lartë, ka rekomanduar të ju kthehen pasaportat, gjykatësit e apelit nuk e kanë dëgjuar, kanë votuar në kundërshtim me rekomandimin.
“Është e saktë se para dy muajve këshilli ka vendosur lidhur me marrjen e dokumenteve të udhëtimit të akuzuarve Guri dhe Halimi. Prokurori i lartë publik lejoi të ju kthehen, por gjykata vendosi ndryshe. Megjithatë gjykata e ka fjalën e fundit”, është përgjigja nga Gjykata.
Zakonisht prokurorët janë ata që nuk lejojnë të anulohen ose zbuten masat e shqiptuara për sigurim të prezencës së të akuzuarve, kurse gjykata din të lëshojë pe ose të vendosë ndryshe. Kësaj radhe ndodhi e kundërta, shkruan sdk.mk.