Einxhel vazhdon të mërzitet për Dagzin: Jam me fat që e kam njohur!

Dj kosovar Dagz u eliminua të martën nga shtëpia e famshme e Shqipërisë, Big Brother Vip, shkruan lajmi.net.

 

Eliminimi i tij erdhi si pasojë e nominimit me zingjir të cilin kësaj radhe e nisi Arjola për shkak se fitoi provën javore.

Pas daljes së tij Einxhel vazhdoi të shfaqet mjaft e mërzitur dhe e prekur nga Donaldi i cili nuk e shpëtoi si shok që e konsideronte.

Ndërkohë sot ajo ka zhvilluar një bisedë me Trixën ku Einxhel u shpreh me shumë fat që e ka njohur Dagzin.

Ani pse fillimisht Einxhel rrinte shumë e ftohtë ndaj tij, pas shumë përpjekjeve Arbri e bëri për vete./Lajmi.net/