Einxhel thyen krahun? Del video kur banorja e BBV bie përtokë

Ndonëse nisi pak më vonë garën por ajo u zgjodh disa herë e preferuara e publikut, shkruan lajmi.net.

 

Einxhel Shkira njihet edhe si moderatore kjo ka bërë që publiku të ketë kuriozitet pak më shumë rreth saj.

Eksperienca në Big Brother për të do mbesë përherë e veçantë se aty nisi edhe lidhjen me dj kosovar Arbër Gumnishta apo i njohur si Dagz.

Derisa Dagz ndodhet jashtë Einxhel po vazhdon akoma garën.

Por së fundmi asaj i ka ndodh diçka e papritur brenda shtëpisë.

Teksa rrotullohet sipër një jastyku të madh Einxhel rrëzohet dhe ulëret se ka thyer krahun.

Rrëzimi i saj shkaktoi mjaft të qeshura tek banorët./Lajmi.net/