Einxhel dhe Dagz zbulojnë se kuptimi i emrit të djalit të tyre është bashkimi i Kosovës me Shqipëri

Çifti, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz të cilët nisën lidhjen brenda Big Brother VIP Albania, në dhjetor mirëpritën një djalë të quajtur, Trev.

Ata kanë treguar se çfarë do të thotë emri, Trev dhe se cili është kuptimi i tij.

“Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”, ka shpjeguar çifti, duke nënkuptuar se emri do të thotë që përmbledh pikërisht trevat shqiptare.

Të njëjtit ndërkohë filluan lidhjen brenda BBVA, edhe pse nuk është se kanë bërë ndonjë ceremoni jashtë pas përfundimit të spektaklit.