Me moshë edhe marrëdhënia me alkoolin duhet të ndryshoj, kur jemi të rinj organet tona janë më të afta të përballojnë konsumimin e lartë të alkoolit, por ato ngadalë fillojnë të humbasin elasticitetin e tyre, njofton Klan Kosova.
Çdo vit, rreth 88,000 njerëz vdesin nga shkaqet që lidhen me alkoolin, duke e bërë atë arsyen e tretë të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara pas përdorimit të duhanit, dietës së dobët dhe mungesës së stërvitjes, sipas Institutit Kombëtar për abuzimin me alkoolin.
“Pirja nga të moshuarit është e ndryshme nga njerëzit që janë më të rinj, aksidentet janë një nga problemet më të mëdha.” tha Lander, psikolog dhe specialist i mjekësisë së varësisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos.
Alkooli gjithashtu e bën më të vështirë për një mjek që të japë një diagnozë adekuate.
Një person i moshuar që konsumon sasi të konsiderueshme alkooli në baza të rregullta mund të diagnostikohet me një sëmundje mendore kur ata janë nën ndikimin.
Njerëzit e moshuar pinë alkool për të vrarë mërzinë dhe trishtimin që vjen me përballjen e humbjes, izolimit, vdekjes së afërt dhe çështjeve të tjera që mund të përbëjnë plakjen.