Edona James rekord edhe në Tik Tok, arrin 200 milionë klikime

Edona James është personazhi më i përfolur brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.
Ndonëse ka pasur dyshime se si do të shihet nga publiku ajo po pëlqehet shumë, shkruan lajmi.net.

Përveç shtëpisë së BBVK, Edona po shikohet dhe komentohet shumë edhe në rrjete sociale.

Në rrjetin social Tik Tok, hashtagu #EdonaJames ka marrë afro 200 milion klikime.

Edhe pse “Big Brother Vip Kosova” ka vetëm dy javë që ka filluar, Edona James është zgjedhur dy herë e preferuara e publikut.