Edona e ashpër me Ganinë: Ti je alkoolik, dil jashtë dhe kërko ndihmë tek doktori sepse ke një problem të madh

Një përplasje e madhe ka ndodhur mbrëmë (e mërkurë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Kjo në mes të humoristit Gani Gërmia e transgjinores nga Suhareka, Edona James.

Ajo u nervozua jashtëzakonisht me Ganinë për shkak të një gjesti të tij që kishte bërë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ti nuk je normal, baju mos fol me mua. Shkele. Baju. Mos më rri para syve, nuk dua me t’i pa sytë. Bajati i zanave. Alkoolik, baju. Mos më fol më. Rrencan, e ki një problem”, iu drejtua biondja, Ganisë.

Gazetari në anën tjetër mundoi ta qetësonte duke i thënë se ka bërë shaka.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, Edona e nervozuar vazhdoi: “Dil prej këtu. Merre një ndihmë, më së miri për jetën tënde. Duhet me i tregu këtij ku e ka vendin”.

E njëjta vazhdoi duke i thënë sërish të largohet nga ky reality shou, e të kërkoj ndihmë jashtë. /Telegrafi/