Edi Rama: Për President të përbashkët do ta kishim vënë Hashim Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka mbajtur një konferencë për gazetarët jashtë selisë së partisë.I pyetur nëse do ishte mundësia tani për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovës, Rama u përgjigj: “Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili, mos më bëni ta them se çfarë procesi është”.