Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra, pavarësisht protestave studentore që kanë përfshirë Tiranën prej tri ditësh.
Sipas një raportimi të Deutsche Welle, që citon agjencinë ndërkombëtare Reuters, Rama ka deklaruar në përgjigjet e tij me shkrim se nuk do të dorëhiqet përballë protestave të shoqëruara me dhunë.
Kreu i qeverisë ka theksuar gjithashtu se nuk do të lejojë që përplasjet dhe shkatërrimet të rrezikojnë objektivin strategjik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Qëndrimi i Ramës vjen në një moment tensionesh të forta në kryeqytet, ku studentët kërkojnë kushte më të mira arsimimi, më shumë mundësi punësimi dhe ndryshime në qeverisje.
Pavarësisht thirrjeve për dorëheqje, mesazhi i kryeministrit është i qartë: nuk do të largohet nga pushteti për shkak të protestave.
Kosovë-Shqipëri Edi Rama: Nuk jap dorëheqjen!



