Edi Rama, armiku i ri i Kosovës/ Kraki: Me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit vdiqën planet për zhbërjen e Kosovës

Profesori dhe veprimtari shqiptar në Paris, Nezir Kraki, vlerëson se vota e deputeteve socialistë të Shqipërisë kundër njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë është rezultat i qasjes dhe aktivitetit proserb të Edi Rames viteve të fundit.

Në një postim në Facebook, Kraki ka shkruar se kjo qasje shumë miqësore ndaj Serbisë dhe përbuzëse ndaj Kosovës, është intensifikuar sidomos që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet.

“Nga ai moment, qeveria e Shqipërisë ka veç përbuzje, indiference e tallje ndaj Kosovës, deri në piken ku edhe i kërkohet t’i harroje krimet serbe për kinse «hapjen ballkanike ». Merreni me mend, Shqipëria dhe Kosova janë nisur në rruge të ndara për të shkuar në destinacion të përbashkët edhe pse hallet dhe ëndrrat i kanë (normalisht) të njëjta. Kasta politike e Shqipërisë Albin Kurtin e konsideron si plan prishës sepse kur ndodhi ndryshimi i madh në Prishtinë, në fakt ndodhi edhe vdekja e planeve të Vuçiqit për zhbërjen e Kosovës, i ndihmuar nga Rama me komitat batoniane te jugonostalgjise”, thotë Kraki.

Sipas tij është tashmë e ditur dhe fushës e kapshme se Edi Rama është shndërruar në lobues për interesat serbe edhe pran aleateve tanë historikë.

“Kosovën e sheh dhe e paraqet tek të tjerët si të prapambetur politikisht sepse « nacionalistë » qe « merret me histori ». Kjo qasje anti Kosove (sepse anti Albin) dhe pro Serbi (sepse pro Vuçic) prodhon pastaj episode të turpshme si ai kur në Kuvendin e Shqipërise mohohet gjenocidi në Srebrenicë dhe kur në takimin me Borellin, Shqipëria e Edit gjen komoditet në mes dy liderëve fashistë serbë dhe të njëjtit i shpall vëllezër”, potencon Krkaki.

Më tej ai thotë se kaplohet nga gërdia kur e sheh dhe konstaton se Shqipëria e mitizuar nga Kosova vëllezërohet aq shumë me serbët.

“Dikush me tha se ndoshta unë flas me emocione. Po, është e vërtetë që kaplohem nga emocionet e vjelljes dhe gërdise kur shoh e konstatoj që Shqiperia jonë, aq e ëndërruar e mitizuar sa ishte në ferrin hoxhist, 30 vite pas, vëllazërohet me ata që ishin ferri i çdo shqiptari jashtë saj.

Emocionohem po ashtu kur konstatoj se edhe ne vitin 2022, e ardhmja e vetme e çdo shqiptari mbetet ikja nga Shqipëria derisa vet Shqipëria, rrëshqet poshtë e me poshtë në renditjet e vendeve normale, duke u ribërë njolla e zeze e Ballkanit”, është shprehur ai.

Prandaj, sipas profesorit të Parisit, armiku i ri i Kosovës është Edi Rama, ky megaloman i cili pasi e dështoi Shqipërinë, i dha vetes të drejtën që ta dëmtojë edhe Kosovën.

“Prandaj, krejt ju që lehni skutave të debateve shterpa, në pritje të ndonjë ashti nga komitat politike, mafioze e mediatike te Edi Rames, duke e duartrokit një qasje te tille, me beni me vjell e ma forconi bindjen që në mesin tonë ka vërtetë shume zagarë”, ka përfunduar ai./BS