Edhe shokët e afërt distancohen nga Naser Zyberi, shkaku i afrimit të tij me BDI-në

BDI dhe Naser Zyberi duken një “koalicion” mjaft i panatyrshëm, duke pasur parasysh qëndrimet e vetëm para një jave të Zyberit. Një pjesë e madhe e opinionit po

Ish kryetarii komunës së Zhelinës, Qenan Aliu, bashkëpartiak i kamotshëm i Zyberit, distancohet qartë prej tij për shkak të afrimit me BDI-në.

“Pa hezitim do ta kisha votuar mikun tim Naser ZYBERI, por halli që procedura kërkon për ti votuar ata që e kanë dominuar”, thotë Aliu, në porosinë ku vërehen qartë tone keqardhje.

Edhe më direkt është ish ministri i financave nga radhët e PPD-së, Xhevdet Hajredini.

“Aliun dhe shokët e tij, nga përgjegjësia për krimin dhe korrupsionin shumvjeçar, se shpëton dot as Partia për Prosperitet Demokratik”, ka shkruar Hajredini, duke sqaruar:

“Se a do jetë kryeministri shqiptar apo jo, nuk është kusht I domosdoshëm të gjithë shqiptarët të votojnë për deputetë të BDI-s.Kusht është kandidat për kryeministër shqiptar të propozojë partia që do sigurojë minimum 61 deputetë që do ta votojnë.Dihet, përndryshe, se për këtë nuk mjaftojnë as të gjithë votat e deputetëve shqiptarë. Përkundrazi, ka mundësi, nëqoftëse egziston vullnet politik, partia fituese, kryeministër shqiptar të zgjedhë edhe pa votat e deputetëve shqiptarë”.