Edhe Rrahman Morina në kohën e tij reagonte kundër protestave të shqiptarëve

Nuhi Bexheti
Marshi për Demokraci i mbajtur dje në Shkup, ka shkaktuar shumë shqetësime dhe shumë reagime. Për fat të keq, kundër këtij marshi masovik kanë reaguar edhe disa shqiptarë. Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët të reagojnë kundër protestave të vëllezërve të tyre, që kërkojnë drejtësi, ose pengim të vjedhjes së votave.
Sa për rikujtim, edhe në fillim të viteve të 80-ta Rrahman Morina dhe bashkëpunëtorët e tij, reagonin ndaj protestave kundër Millosheviqit, duke i sulmuar protestuesit shqiptarë.

Është shqetësuese se fjalori i atyre që reaguan kundër protestës së djeshme të shqiptarëve në Shkup është i ashpër, siç ishte i ashpër edhe fjalori i Rrahman Morinës dhe bashkëpunëtorëve të kur reagonin në vitet e 80-ta kundër protestave shqiptare në Kosovë.

Rrahman Morina nuk ishte i vetmi që pat reaguar. Me tone të njëjta ishin asokohe edhe reagimet e kryetarit aktual të LDK-së, akademikut Isa Mustafa, i cili poashtu protestat studentore i vlerësonte të panevojshme, e madje të dëmshme.

Kjo tregon, se për fat të keq, deri sa të ketë shqiptarë që angazhohen për drejtësi dhe barazi, do të ketë edhe “shqiptarë” që reagojnë kundër vëllezërve të tyre.