Edhe Nora në pushime bashkë me Robertin dhe Renee?

Këto ditë, ishte Robert Berisha ai i cili solli pamje në rrjete sociale nga pushimet në Bansko të Bullgarisë.

Bashkë me të ishte edhe vajza Renee, por duket se dyshen po e shoqëron edhe ish-bashkëshortja e Robertit, Nora.

Kjo e fundit ka postuar video në rrjete sociale, teksa shihet bashkë me Reneenë duke skijuar, e që bën të dyshohet se ata po pushojnë bashkë.

Se cila është e vërteta, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.