Të martën e ardhshme dy akuzat ndaj presidentit Donald Trump për abuzim me pushtetin pritet të shqyrtohen nga Senati. Dërgimi i akuzave formale do të votohet brenda pak orëve nga demokratët, rreth një muaj nga miratimi i tyre nga opozita.
Dhoma e ulët e Kongresit amerikan pritet të mërkurën të votojë dërgimin në Senat të akuzave formale për abuzim me pushtetin ndaj presidentit Donald Trump.
Kryetari i senatorëve republikanë, Miç MekKonëll, tha se votimi pro rezolutës demokrate do i hapte rrugë fillimit të proces konkret hetimor të martën që vjen.
“Republikanët janë pak ose aspak të prirur për ta mbyllur çështjen paraprakisht. Ne mendojmë se kemi detyrimin të dëgjojmë argumentet e secilës palë që do ulet para nesh. Kini parasysh se senatorët nuk mund të komentojnë, vetëm të ulen dhe të dëgjojnë, dhe mbrojtja do bëjë pyetjet nëpërmjet kryetarit të gjykatës,” deklaroi MekKonëll.
Çështja kundër presidentit Trump lidhet me një telefonatë të datës 25 korrik 2019 kur ai i kërkoi homologut ukrainas Volodimir Zelenski të niste një hetim për korrupsion kundrejt rivalit demokrat Xho Bajdën dhe djalit të tij.
Procesi mendohet se do përdorej politikisht për ta goditur ish-zëvendëspresidentin Bajdën gjatë fushatën presidenciale të këtij viti.
Dy akuzat për procedimin penal të presidentit Trump, për abuzim me pushtetin dhe pengim të hetimeve të Kongresit u mbështetën dhjetorin e kaluar nga shumica e ligjvënësve demokratë.
Çështja ka pak gjasa të avancojë në Senatin që kontrollohet nga Partia Republikane e presidentit.