Edhe një kryq si provokim ndaj shqiptarëve!

Shkruan: Medai Shaholli

Dje në Kodrën e Diellit, është vendosur një kryq si provokim ndaj shqiptarëve në komunën me shumicë dërmuese shqiptare, ku me këtë veprim ata që janë të interesuar për nxitje të urrejtjes fetare mes shqiptarëve dhe sllavëve, duan të thonë se ky vend është sllav dhe ju ‘mallcinstvot’ duhet ta kuptoni këtë se këtu jeni në një vend të huaj!

Këto janë shfaqje të ndyra të provokimit dhe të shovinizmit të hapur sllav përmes kryqeve dhe urrejtjes fetare që nuk është një rast i izoluar por i mirëkordinuar nga pushteti që tashmë ia kënë marrë dorën këtyre veprimeve shovene.

Shqiptarët duhet të kërkojnë përgjegjësi në radhë të parë nga kryeministri Dhimo dhe nga kabineti i tij për këtë provokim të radhës ndaj shqiptarëve ose nga nga kryetari i komunës Bilal Kasami, se kush e ka ngritur këtë kryq në Kodrën e Diellit, si vend publik dhe atraktiv për turizmin në vend.

Deputetë dhe pushtetarë shqiptarë, merrni guximin njëherë në jetë të ndaloni këto provokime fetare që kanë për bazë nxitjen e urrejtjes fetare dhe nacionale mes shqiptarëve dhe slavëve para zgjedhjeve të përgjithshme, si rast i mirë për të ngritur prestigjin e humbur gjatë qeverisjes së tyre të dështuar.

Nëse askush nuk merr përgjegjësinë dhe hedhin topin e përgjegjësisë te njëri-tjetri apo do të luajnë rolin e të pafajshmit, i mbetet shqiptarëve të kësaj komune të ngrejnë një shqiponjë gjigande aty pranë, për të dëshmuar autoktoninë tonë në këtë pjesë të Ilirisë së lashtë se shqiptarët e kësaj treve nuk janë ‘mallcistvo’ në tokën e tyre por, janë vendës me mijëra vite den baba den si pasardhës të Ilirëve.

Vendosja e kryqeve si armë e qarqeve shoviniste sllave nuk do t’i mposht as do t’i bëjë të huaj në tokën e vet përkundrazi, gjeni shqiptar do të rritet dhe do të zhvillohet i palëkundur para stuhive të kohës.