Edhe një informacion i mirë për shqiptarët në Kroaci

Në datën 22 shkurt, në një atmosferë festive, u zhvillua ceremonia e hapjes së Qendrës Kulturore Shqiptare në Prefekturën e Bjellovarit dhe Billogores. Me këtë rast, përshëndeti edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, z. Riza Poda, i cili në fjalën e tij, ndër të tjera, theksoi se nisma të tilla ndikojnë pozitivisht jo vetëm në rritjen e ndërgjegjes kombëtare, jo vetëm në rritjen dhe forcimin bashkëpunimit kulturor me popullin kroat por, në mënyrë të vecantë, edhe në transmetimin e frymës së kulturës e traditave shqiptare, sidomos tek brezi i ri.