Edhe në qendër të Shkupit ka një “bombë” si në Bejrut

Sipas një të punësuare në fabrikën Ohis të Shkupit, në oborrin e kësaj fabrike, me vite është e parkuar një cisternë në të cilën ka 14 tonë Polivinil kloruri, që sipas saj është një bombë e vërtetë e cila nuk mund të shkaktojë shpërthim si ai në Bejrut.

Jo sot, por ka vite që ekspertët vendorë paralajmërojnë për rreziqet që kanosen nga kjo cisternë me 14 tonë polivinil kloruri e cila ndodhet te oborri i farbriës Ohis.

Kjo lëndë e rrezikshme është vetëm njëra nga dhjetëra materiet tjera helmuese të cilat me dekada parqesin rrezik për banorët e Shkupit.