Djali i dëshmorit nga Haraçina: Mundin e babës e kena borxh, që as jeta s’na del me e la!

Fuat Beqiri
Babë, erdha sot tek varri, sikur se cdo dite tjeter, por kesaj rradhe po ndjehem ndryshe, nga se eshte pervjetori yt i 19-te i flijimit tend per mua, por dhe per te gjithe keta qe po i lexojne keto rreshta, qe ne sot te perkujtojme lirshem heroizmin e heronjeve tane, te jetojme te lire dhe te frymojme lirshem.
Babë, sikur te kisha force te te ngrija nga varri vetem nje here, te te perqafoj fort, te ta ndjeje eren e tokes, qe aq shume e deshte, lirine e se ciles e vleresove me shume se sa dashurine ndaj bijve tu.

Babe, thone se deshmoret e atedheut nuk japin llogari para Zotit, sepse llogarine e tyre e dhane ne momentin qe dorezuan shpirtin e tyre duke luftuar te keqen, padrejtesine, terrorin, duke mbrojtur pragun, nderin, dhe moralin, mu per kete arsye jam krenar, sepse renija jote, ma dha mua statusin bir deshmori, bir heroi, bir i bijve me te mire te kombit.
Babe, kemi ende pune qe t’i dhe shoket e tu te idealit qe s’jeni fizikisht gjalle, te pushoni te qete, dhe per kete nuk do ndalem, te betohem.

Siç Benjamin Franklin shkroi dikur, Nese nuk do te harrohesh, sapo ke vdekur apo je kalbur, ose ke shkruar gjera me vlere per tu lexuar, ose ke bere gjera me vlere per tu shkruar.

Babe, percjelli te falat e mia shokeve atje, dhe sa here qe po me mer malli per ty, po e puth flamurin, sepse mu ne mes te shqiponjes dykrenare, gjendesh dhe ti.

“Tradhtari kurrë mos u lindë, po u lind mos u rrit, po u rritë mos u shtoft, veç u faroftë.”

07.08.2001
07.08.2020

#AbazBeqiri
19 vjet dhimbje dhe Krenari !
#LavdiDëshmorëve