Edhe Mata të Galatasaray – lojtari shumë afër marrëveshjes me klubin turk

Juan Manuel Mata është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Galatasarayn.
Lajmin e bëri të ditur Fabrizio Romano, përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, transmeton lajmi.net.

Lojtari aktualisht është pa skuadër, pas përfundimit të kontratës me Manchester United.

Galatasaray do ta marrë spanjollin me parametra zero dhe do t’i ofrojë kontratë njëvjeçare.