Edhe Man Utd interesohet për Bellingham – lojtari do të jetë prioritet i verës

Edhe Manchester United është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Dortmundit, Jude Bellingham.
Lojtari po i mahnitë të gjitha klubet e mëdha me paraqitjet e tij dhe për rrjedhojë as ofertat s’po mungojnë.

Para “Djajve të Kuqë” në garë për lojtarin janë futur Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City.

Mbetet të shihet se cila nga këto skuadra do të dalë triumfuese në fund për shërbimet e anglezit.