Edhe Chelsea do të ketë mungesa në derbin londinez kundër Arsenal

Frank Lampard nuk ka arritur të fitoj në dy ndeshjet e fundit jashtë shtëpisë dhe me një humbje eventuale kundër Arsenal do të ishte hera e parë që nga viti 2019 që ata humbasin tre ndeshje larg Stamford Bridge.

Shumë klube këtë sezon po kanë probleme me lëndime si rezultat i zhvillimit të ndeshjeve me një orar të ngushtë, fenomen së cilit nuk i kanë shpëtuar as “The Blues”.

Ata do të udhëtojnë drejt Emirates Stadium me mungesa, ku Hakim Ziyech, Ben Chilwell, Kai Havertz dhe Reece James janë jashtë kësaj ndeshje, ka konfirmuar Lampard në konferencën e tij për shtyp.

“Duhet të presim një Arsenal që është shumë i mirë në lojën që bënë dhe një menaxher me rotacione të duhura. Është ai shpirti ekipit që bën të mundur fitimin e këtyre ndeshjeve”, tha ai.