Edhe 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë, numri i të infektuarve shkon në 165

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive.

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive, njofton Klan Kosova.

Veç tyre sot ka rezultuar i shëruar edhe (1) pacient derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24).