E veshur e tëra në “Versace”, Dua Lipa sjell poza joshëse në ‘Instagram’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është njëra ndër këngëtaret me plot stil.

Ndonëse është e angazhuar me koncerte në turneun “Future Nostalgia” ajo nuk mungon asnjëherë në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

Së fundi ajo është shfaqur tejet seksi përmes disa fotografive që ka postuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku numëron 83 milionë ndjekës.

Artistja e famshme erdhi elegante, atraktive dhe me shumë stil në një kostum të kombinuar, sytjena, mini-fund dhe çizme të gjata nga marka “Versace”, imazh i të cilës është vet ajo.

Dua u shfaq ulur mbi një divan po ashtu të “Versace” në të cilin dominon ngjyra e arit.

Përveç imazheve ku dukej joshëse, këngëtarja bashkëngjiti edhe një me dy kreatorët e njohur, Donatella Versace dhe Pierpaolo Piccioli./Lajmi.net/