E thotë vet Mourinho: Nuk jam i interesuar për Everton, i kam dhënë fjalën Romës

‘Special One’ ka konfirmuar së fundmi se nuk planifikon të largohet nga skuadra e Romës, përkundër faktit se lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Everton.

9:32 | 21 Janar 2022
Jose Mourinho nuk do të largohet nga Roma. Ai nuk e mendon rikthimin në Premier League.

‘Special One’ ka konfirmuar së fundmi se nuk planifikon të largohet nga skuadra e Romës, përkundër faktit se lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Everton.

Everton kanë shkarkuar Benitez dhe janë tashmë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Ai nuk do të jetë Mourinho. Kështu të paktën thotë vet portugezi.

“Tani, unë nuk do të ndryshoj punën time tek Roma me asnjë tjetër”, ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.

“Unë i kam dhënë fjalën time Romës për tri vite dhe ndihem sikur ky është projekti im”, shtoi portugezi.

Roma deri më tani ka luajtur 22 ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar 35 pikë dhe mbanë pozitën e shtatë.