E thotë shefi i Volkswagen – Porsche dhe Audi do t’i bashkohen Formula 1

Brendet premium të Volkswagen, Audi dhe Porsche do t’i bashkohen Formula 1.

Herbert Diess ka thënë gjatë të hënës se ata kanë bindur grupin prodhues se kjo lëvizje më shumë do t’iu sillte fitime sesa kosto, përcjell lajmi.net.

Tash e sa muaj ka pasur spekulime se dy brendet do të bashkohen për të garuar në Formula 1, që në dekadën e kaluar është dominuar nga rivalët e VW, Mercedes.

Diess ka thënë gjatë të hënës se përgatitjet e Porsche për hyrje në F1 kanë qenë më konkrete sesa ato të Audi.

Hyrja e këtyre dy brendeve në Formula 1 pritet të bëhet viteve të ardhshme.