E sulmoi Nasim Haradinajn, Gold AG i reagon Xhevdet Pozharit: Shyqyr kena pas trima si Nasimi në luftë

Reperi, Gold AG i ka reaguar analistit, Xhevdet Pozhari pas deklaratës së tij lidhur me veteranin e akuzuar në Hagë, Nasim Haradinaj, shkruan lajmi.net.

 

“Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione. Mbahu, burrë! Kalon edhe kjo…”, shkroi Pozhari në Facebook.

Ndërkohë, Gold AG i ka reaguar me një status në Facebook duke i thënë: “Shyqyr kena pas trima si Nasimi në luftë se me pas prit prej juve që nuk qani hala zastavat nëpër Kosovë kishin patrullu”.

Postimi i plotë i reperit pa ndërhyrje:

“Çdo krijesë që ka shpirtë derdh lot o i paditur.Zoti nuk i ka kriju lotët veç për gra ose për të ligë, përkundrazi një sy që loton dije që zemra është e gjallë por ka dhimbje.Shyqyr kena pas trima si Nasimi në luftë se me pas prit prej juve që nuk qani hala zastavat nëpër Kosovë kishin patrullu. LIRIA KA EMËR UÇK”./Lajmi.net/