E shantazhoi me foto intime! 36-vjeçari nga Shkupi i kërkonte para dhe marrëdhënie seksuale, duke e kërcënuar se do ta turpëronte para familjes!

Një 36-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka shantazhuar një grua 29-vjeçare, duke e kërcënuar me publikimin e fotografive të saj intime nëse nuk i plotësonte kërkesat për para dhe marrëdhënie seksuale.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, e dëmtuara ka denoncuar se L.S. (36) e kishte kërcënuar se fotografitë me përmbajtje eksplicite do t’ua dërgonte familjarëve të saj, nëse ajo refuzonte kërkesat e tij.

I dyshuari është arrestuar më 5 nëntor, rreth orës 09:50, në Stacionin Policor të Kisella Vodës, pas denoncimit të gruas.

Nga MPB njoftojnë se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.