E rëndë në Gramsh, pacienti hidhet nga kati i katërt i spitalit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Gramshit, ku një pacient 67-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit të së enjtes. Burri ka përfunduar në tarracën e katit të dytë dhe për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji, ndërsa është nisur drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.

67-vjeçari ishte i shtruar në repartin e patologjisë që prej katër ditësh.