E qeshura e tij ishte bërë virale në rrjete sociale, vdes komediani i njohur

Ai është i njohur për të qeshurën e tij virale në rrjete sociale, transmeton lajmi.net.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ka disa ditë që ai ka qenë i shtrirë në një spital në Sevilla.

Për shkak të një sëmundjeje, ai ishte i shtrirë në spital që nga shtatori i vitit 2020, e së fundi edhe i ishte amputuar njëra këmbë.

Ndryshe, videoja e tij virale ka dal nga intervista e vitit 2007 teksa po e tregonte një anekdotë për ditën e parë të punës në një restorant.

Ai buzëqeshte teksa tregonte se si tavat që u ishin shërbyer mysafirëve gjatë natës i kishte futur në det për t’u pastruar deri në mëngjes. Por, ku në mëngjes kishte shkuar buzë detit për t’i marrë e kishte gjetur vetëm një nga 20 sa i kishte lënë.

Theksojmë se, në platformën amerikane për videostream, skena ku ai buzëqeshte është emërtuar KEKW dhe përdoret nga shumëkush si një meme./Lajmi.net/