E pyesin se a ka ndërhyrje në gjoks, shikojeni si përgjigjet Tayna

Tayna është aktualisht ndër emrat më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi u përgjigj në disa prej pyetjeve të fansave të saj, të cilët në disa raste e vunë atë në siklet me atë që e pyesnin.

Një prej tyre e pyeti se a ka ndërhyjre kirurgjike, ndërsa reperja vendosi t’i përgjigjej përmes një fotografi.

“Janë reale, e djathta është më e madhe se e majta”, është përgjigjur ajo.

Tayna po ashtu tregoi se kënga e saj e re do të publikohet shumë shpejt, por nuk dha ndonjë datë.

Kujtojmë se “Magdalena” është projekti i fundit muzikor nga Tayna në duet me Flori Mumajesin.