E pyesin për dhuratën e ditëlindjes nga Ramushi, Anita: Më ka dhënë epitetin nënë e grua

Pak ditë më parë, moderatorja Anita Haradinaj ka festuar ditëlindjen e 42-të.
Teksa ajo është pjesë e spektaklit “Dance With Me Albania”, u pyet lidhur me dhuratën e marrë nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

E moderatorja u shpreh se nga ish kryeministri i ka marrë dhuratat me kohë, duke theksuar se e ka bërë kjo që është sot, ia ka dhënë epitetin nënë e grua.

“Nga Ramushi e kam marrë me kohë dhuratën, më ka bërë kjo që jam. Kam bërë tre fëmijë, më ka dhënë epitetin nënë, grua. Prandaj zgjohem duke thënë vdeksha unë për veten time”, u shpreh Anita.