E para e tenisit në botë pensionohet në moshën 25 vjeçare

Adhuruesit e sportit të tenisit sot janë zgjuar me një lajm jo edhe të mirë.

E para e tenisit në botë ka vendosur të pensionohet.

Ashleigh Barty, me anë të një videoje ka dhënë arsyet e këtij vendimi.

“Jam shumë e lumtur dhe e vetdijshme për këtë vendim. Në zemrën time vlerësoj se është koha dhe gjëja e duhur që po bëj. Nuk kam më forcën fizike, dëshirën emocionale apo gjithçka që nevojitet për të vazhduar të sfidosh veten në nivelin më të lartë. Jam e rraskapitu. Wimbledon vitin e kaluar më ndryshoi shumë, fitorja ishte ëndrra ime e vërtetë dhe më pas. ndryshoi perspektivën time . Lumturia ime nuk varej më nga rezultatet. Tani dua të ndjek ëndrra të tjera. Ëndrra e mija janë ndryshe, disa nga to janë të jenë afër familjes time”.

Tenistja nga Australia fituesja e fundit e “Australian Open” dhe dy turne të tjerë Grand Slam “Wimbledon” në 2021 dhe “Roland Garros” në 2019, i ka siguruar fansat e saj se nuk ka asgjë sekrete për këtë vendim.