E papritur: De Rossi mund të rikthehet tek Roma

Së fundmi po raportohet se skuadra e Romës mund të shitet tek ‘Friedkin Group’, për të ndërruar pronarët për herë të parë që nga viti 2012.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se në rast se arrihet marrëveshje për blerjen e skuadrës, atëherë Daniele De Rossi do të jetë një nga emrat që i bashkohet skuadrës, transmeton lajmi.net.

Thuhet se drejtuesit e ‘Friedkin’ kanë kontaktuar qysh tani mesfushorin italian, i cili luan me Boca Juniors.

Ata e duan legjendën e ‘Giallorossi’ të kthehet, por tashmë në stafin e trajnerëvë.

Mbetet të shihet nëse Roma do të blihet për 780 milionë euro dhe të mundësohet një rikthim i De Rossi.