E moshuara nga Ukraina vret 8 ushtarë rusë me tortë të helmuar

Raportohet se një grua e moshuar në Ukrainë ka vrarë tetë ushtarë rusë të uritur, duke u ofruar ëmbëlsirë të helmuar.

Sipas TGCOM24, incidenti është raportuar nga një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, i cili ka publikuar një përgjim mes një ushtari rus dhe partnerit të tij, shkruan Gazeta Express.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ushtria ruse gjendet në një situatë të komplikuar.

Atyre u mungojnë furnizimet me ushqim, përderisa përparimi i tyre drejt pushtimit të kryeqendrave po ngec.