E konfirmon Pioli: Ibrahimovic mungon nesër

Milan do të ketë një punë të vështirë në Kupën e Italisë, kur do të përballet me skuadrën e Lazio.

Pas derbit të qytetit, ‘Rossoneri’ kërkojnë rezultat pozitiv edhe në Kupë të Italisë. Edhe në këtë ndeshje, skuadra do të jetë pa shërbimet e Zlatan Ibrahimovic, konfirmon trajneri Pioli.

“Zlatan ka motivimin dhe ambicien për të ndihmuar skuadrën në fushë, kështu që ai shpreson të kthehet në aksion së shpejti”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk do të jetë gati nesër. Do të shohim për ndeshjen e radhës”, shtoi italiani.

Ndeshja mes Milan dhe Lazio luhet nesër, me fillim nga ora 21:00.