E konfirmon edhe Maldini: Jemi në bisedime me Origin dhe gjithçka po shkon shumë mirë

Paolo Maldini e ka konfirmuar se Milani është në bisedime me sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi.

Drejtori sportiv i “kuqezinjve”, ndër të tjera tha se bisedimet janë duke shkuar shumë mirë, me palët që janë shumë afër dakordimit për një marrëveshje që do ta sjell sulmuesin në “Milanelo”.

“Ne jemi në bisedime me Origin dhe gjithçka është duke shkuar shumë mirë”, u përgjigj shkurtazi ai, transmeton lajmi.net.

Origi gjatë kësaj vere do të jetë transfer i lirë dhe Milanit nuk do t’i kushtojë asnjë cent për transferimin e tij.

Maldini po ashtu foli edhe për Zlatan Ibrahimovicin, duke thënë se suedezi nuk do të pensionohet.