E kishin në listën e dëshirave, Reali heq dorë nga ylli brazilian pas paraqitjes zhgënjyese në Santiago Bernabeu

Real Madrid nuk dëshiron më të nënshkruajë me mbrojtësin brazilian Yan Couto pas ndeshjes së tij në Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi i djathtë i Gironas ishte dështim në sfidën ndaj Real Madridit pasi Vinicius Junior ishte i pamëshirshëm me të duke e kaluar sa herë që kishin duele.

Vinícius ishte i pamëshirshëm ndaj bashkëkombësit të tij gjatë tërë ndeshjes duke bërë që Yan Couto të shpërthejë në lot në fund të ndeshjes.

Marca ka raportuar se kryeqytetasit spanjoll tani nuk duan të nënshkruajnë me anësorin e talentuar.

Te Reali kanë dyshime të mëdha te Couto dhe kjo ka bërë që ata të heqin dorë nga nënshkrimi i tij.

21-vjeçari është i huazuar te Girona nga Manchester City dhe duket se do të rikthehet në Etihad Stadium në fund të sezonit.

Reprezentuesi brazilian ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat duke realizuar dy gola e duke asistuar në shtatë të tjerë.