E kërkonte Prokuroria, policia arreston 32-vjeçarin!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në ora 17:45, policët në Kisella Vodë kanë arrestuar A.D.(32) nga Shkupi.

Siç qëndron në njoftim, ai kërkohej me fletarrest nga Prokuroria Publike Themelore e Shkupit.

A.D. tashmë është dorëzuar te Prokuroria përkatëse, transmeton TV21.