E kërcënoi Real Madridin para Kupës së Botës për Klube, por Vidal detyrohet t’i përpijë fjalët e tij

Ish-mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal është detyruar t’i përpijë paralajmërimet e tij ndaj Real Madridit pasi Flamengo u eliminua nga Kupa e Botës për Klube nga Al Hilal të martën.

Kampionët e Copa Libertadores u mundën 3-2 nga Al Hilal, me yllin nga Arabia Saudite, Salem Aldasëari që shënoi nga një goditje dënimi me ish-sulmuesin e Atletico Madridit, Luciano Vietto, që gjithashtu hyri në listën e golashënuesve.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë përballje për Flamengon me Real Madridin në finalen e kësaj fundjave, diçka me të cilën braziliani ishte i ‘fiksuar’.

Në tetor, gjatë festimeve të tyre të Libertadores, Vidal tha gjithashtu: “Madrid, ne do t’ju thyejmë krahët” dhe “Koha juaj (e Realit) do të përfundojë’.

Mesfushori kilian ka pasur një mospëlqim të thellë për Los Blancos që kur u përjashtua sa luante për Bayern Munich në një duel kundër Real Madridit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, një ndjenjë që mbeti e fortë kur ai u transferua te Barcelona.

Kujtojmë se Real Madridi sonte nga ora 20:00 do të përballet me Al Ahly dhe do të synojë vetëm finalen – aty ku e pret Al Hilal.