E huazoi “xhipin” në Dibër, e shiti me dokumente falso në Kumanovë

Një 42 vjeçar me iniciale Xh.S. nga fshati Shishevë i Shkupit, do të paditet nga policia për mashtrim të bërë. Ai akuzohet se veturën “BMW X5” të huazuar nga një dibran, e ka shitur me dokumente të falsifikuara në Kumanovë. Pasi e ka shitur veturën e ka genjyer pronarin e saj nga Dibra se ia kanë marë disa persona të cileve u ka pasur borxh. Pronari e ka paraqitur rastin në polici dhe pas hetimeve të bëra është konstatuar se ai në fakt me një kontratë të falsifikuar veturën ia ka shitur një kumanovari.