Sport E gjithë bota të emocionuar nga mesazhi i tenistit rus në objektivin...

E gjithë bota të emocionuar nga mesazhi i tenistit rus në objektivin e kamerës

Andrey Rublev është bërë sportisti i fundit rus që ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës.

Ylli i tenisit shkroi frazën ‘Jo luftë Ju lutem’ në objektivin e një kamere televizive pasi arriti në finalen e Kampionatit të Dubait të premten.

Rublev shkroi mesazhin kundër luftës në vend të nënshkrimit të tij pasi mposhti Hubert Hurkacz të Polonisë 3-6, 7-5, 7-6 (5) në ndeshjen e tyre gjysmëfinale.

Kjo vjen pasi Rusia nisi një pushtim ushtarak në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje të enjten.

Rublev kohët e fundit kishte fituar titullin e Open 13 Provence në dyshe në Marsejë, duke luajtur së bashku me Denys Molchanov të Ukrainës.

Ai ka marrë lëvdata për shprehjen e kundërshtimit të tij ndaj luftës.