“E dua kombin tim”, Stresi vazhdon aktivitetet humanitare

Stresi po vazhdon t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Stresi gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë i angazhuar duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Reperi së fundi publikoi një video, ku shihet kryeministri Edi Rama pranë një grupi qytetarësh, teksa një grua e përqafon dhe ia përmend Stresin.

Me këtë video, ai premtoi se do t’i ndihmojnë çdo familjeje deri t’iu zgjidhet halli i tyre.

“Nëse në botë do të kishte një numër më të madh njerëzish që dëshirojnë më shumë lumturinë e tyre se sa jo-lumturinë e të tjerëve, do të jetonim në parajsë tani … Ne jemi @shpi.per.shpi te cdo qytetari shqiptar deri sa tju zgjidhet halli i tyre Un E Dua Kombin Tim 🇦🇱”, ka shkruar Stresi.