E donte me çdo kusht para disa muajsh, Chelsea heq dorë nga Willimas pasi kërkesës së tij për pagë gjigante

Chelsea ka hequr dorë nga anësori i Athletic Bilbaos, Nico Williams edhe pse ishte i pëlqyer nga klubi anglez. 

Blutë besojnë se kanë mjaft lojtarë në atë pozicion në krahun e majtë me anësor si Mykhailo Mudryk, Raheem Sterling dhe Nicolas Jackson, i cili gjithashtu mund të luajnë aty.

Williams po kërkon gjithashtu të paguhet më shumë se 200 mijë euro në javë – gjë që e ka shtyrë më tej Chelsean të heq dorë.

 

Gjithçka tregon se Chelsea nuk ka gjasa të nënshkruajë me një anësor të ri këtë verë, duke përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të Sterling me Michael Olise të Crystal Palace.

Chelsea thuhet se ka prioritet nënshkrimin e një sulmuesi dhe ndoshta një portieri. Një mbrojtës i ri mund të vijë gjithashtu për të zëvendësuar Thiago Silva që po largohet.