E dhimbshme , mashtrohet plaku – në vend të telefonit i shesin gur

Në një ngjarje të pazakontë është gjendur dje një qytetar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Genc Rahmani, ka treguar mashtrimin që i është bërë një të moshuari, njofton Klan Kosova.

Një person i ka thënë të moshuarit se ka nevojë për para dhe se për këtë ka duhet ta shesë telefonin e tij, anise i moshuari i ka dhënë se nuk ka para ai ka insistuar që të paktën ta blejë me 25 euro pasi me ato para do të blejë ilaqe për djalin e tij.

Plaku ishte bindur mirëpo nuk ka blerë telefon të vërtetë – mirëpo një gur.

“Axha nuk e mallkoje, veç tha me mujt me nxan as paret sja kisha marre, veç nja 2 shuplaka te mira me ja dhanë”, ka shkruar Geni për bisedën që e kishte me të moshuari.

Ky është postimi i plotë i tij:

Morali eshte shendrru ne legjende ne kete vend, edhe naj dite kena mu bo ma keq se ata “kojshit” shqiptar qe i kena kesh.

E di qe ka skamje ne kete vend, edhe skamja qkas te shti me bo ama kjo veq prej skamjes nuk eshte bo. Mashtrues, i pa moralshem edhe idiot si ai qe e ka bo kete gjest ka plot ne kete vend, mashtrime na bohen ne qdo market, me centa e me ushqime pa afat. Na mashtrojne per nje vend pune, tu lyp vote ose favore tjera.

Kete Axhen e ka nal dikush ne udhe, i ka than a po e blen bac qet telefon per 50€, shume eshte i mire, me garancion prej Austrise e ki. Nuk e kisha shit, po jam tu mvy paret, se po me vyn per ilaqe, telefoni eshte ne rregull. Axha i ka thane qe si ka 50€ se qaq i merr penzi e hajni i ka than ani merre per 25€ se gjithqysh mvyn per ilaqe per femije, Axhes tu ju dhimt, i ka than ani po ta marr edhe pse nuk di me perdore. Tipi ne kerr bohet kishe po e pshtjell telefonin me adapter. “Naten e mire bac, e ja pafsh hajrin”, ehh Axha tu e beku ” edhe ti, e ishalla te bojn ma mire fmija”.

Vjen Axha te une, kqyre be qet telefon e morra, a vyn najsen pa e dite i shkreti qe ne at’ kese eshte ni loder per fmije qe kushton 1€ edhe nje guri rand, qe me bo sa ma te besushme. Axhès nuk ju besojke qe dikush mund me ja bo ni sen te tille, dikush qe ka mujt me kan nipi a djali vet.

Axha nuk e mallkoje, veq tha me mujt me nxan as paret sja kisha marre, veq nja 2 shuplaka te mira me ja dhan.

P.S foto e Axhes u postu me leje, eh nese ai mashtrues rastesisht e sheh kete postim, NIME ATO PARE PER ILAQE TU BOFSHIN.